Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

“A jeni në metro?” Flutura Açka reagon e revoltuar për përjashtimin e 4 deputetëve: Nder për çdo Grup Parlamentar

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar menjëherë pas bërjes publike të lajmit se Enkelejd Alibeaj, ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së katër deputetët, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Açka shprehet e revoltuar ndaj këtij vendimi duke thënë se katër deputetët i bëjnë nder çdo Grupi Parlamentar.

“Marrëzia e vogëlsisë

A jeni në metro?

Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan Açka.

Enkelejd Alibeaj më herët tha se se Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj përjashtohen nga Grupi Parlamentar sepse edhe pas një viti, nuk janë distancuar nga dhuna që militantët e Sali Berishës ushtruan më 8 janar 2021.

“Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, thotë njoftimi.

Ky vendim është marrë më 10 janar 2021 nga kryedemokrati Lulzim Basha, ku mes 9 deputetëve të pezulluar, ishin dhe katër ligjvënësit që u përjashtuan sot. Pas një viti të plotë, ata thuhet se nuk janë distancuar ndaj rrjedhimisht janë përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

LEXO EDHE: Thellohet krisja e PD, Alibeaj përjashton nga Grupi Parlamentar katër deputetë: Nuk u distancuan nga dhuna e 8 janarit!

Më shumë