Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

‘A jeni ju Kryetari?’ Alibeaj: Ndihem drejtuesi i Partisë Demokratike, të heqim urrejtjen dhe sinjalet e përçarjes

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ka bërë thirrje sërish demokratëve që të bashkohen për zgjedhjet e 14 Majit.

Sipas Alibeajt vendimi i gjykatës nuk shpalli një fitues dhe sipas tij ai vendim nuk është gjë tjetër veçse një zvarritje e çështjes.

I pyetur se nëse “është kryetari i Partisë Demokratike”, Alibeaj tha se ndihet drejtuesi i kësaj force politike dhe ushtruesi i detyrës që nga momenti kur ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dha dorëheqjen.

Ndër të tjera, Alibeaj ritheksoi disa herë që qëllimi i tij i vetëm është që të dalin me një kandidat unik fitues dhe të mposhtin kryeministrin Edi Rama.

“Ajo që unë thashë është që të heqi urrjetjen apo sinjalet e përçarjes që jepen. Qëllimi i PD sot është të dalim me një kandidat unik fitues, bazuar te vlerat më të mira.

Ajo që unë kam thënë është që duhet një politikan të japë një shembull dhe të respektojë vendimet. Unë pranoj çdo lloj vendimi gjykatës, por jo vetëm kaq por sepse kam qenë unë që kam thënë pesë herë të gjykimi të përshpejtohet. Unë nuk kam fituar, askush ska fituar, vendimi i gjykatës është një zvarritje”, tha Alibeaj.

A jeni kryetari i Partisë Demokratike?

Alibeaj: Jo vetëm jam,  por ndihem drejtuesi i Partisë Demokratike, ushtruesi i detyrës që nga momenti i vitit të kaluar. 


Më shumë