Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Panairin e Librit në Tiranë.
Meta është ndalur në disa stenda ku ka blerë edhe librat e tij të preferuar, siç u shpreh ai, të fokusuar te historia dhe kultura arbëreshe.
I pyetur nëse është dakord me datën e protestës së PD, që përkon me ardhjen e krerëve të Bashkimit Europian në Tiranë, në kuadër të samitit të Ballkanit Perëndimor, Meta zgjodhi të mos përgjigjet.
“Sot jemi tek libri, jemi tek heronjtë e shoqërisë sonë, sepse dua t’i përshëndes të gjithë, duhet më shumë mbështetje në mënyre që jo vetëm libri të ketë më shumë mundësi të prekur nga sa më shumë lexues, por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin”, u shpreh Meta.