Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

“A je në rregull nga trutë e kokës”, Basha takon të riun që ka studiuar në Hollandë: Edhe mua ma bënin atë pyetje, por s’kemi asnjë diferencë nga hollandezët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimeve me qytetarët në Njësinë 11 në Tiranë, u takua me një të ri që kishte studiuar në Hollandë.

Qytetari i tha Bashës se shokët e tij i thonë se “a është në rregull që u kthye në Shqipëri dhe nuk qëndroi në Hollandë”, ndërsa kryedemokrati u shpreh se të njëjtën pyetje ia kanë bërë edhe atij.

Sipas kryedemokratit, studentët shqiptarë nuk kanë asnjë diferencë nga ata hollandezë, ndërsa id ha të riut edhe një zotim hollandez. “Nëse pas 4 vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultate, unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën”, u zotua Basha para qyytetarit.

“Edhe kur jam kthyer më kanë thënë “a je në rregull nga trutë e kokës” dhe përgjigja ime ishte dhe është “jam në rregull”. Ke parë ti ndonjë diferencë mes teje dhe atyre? Asnjë, madje jemi edhe më të mirë se ata. Ata janë në vendet e tyre dhe punësohensepse u është dhënë mundësia, juve nuk u është dhënë. Plani ynë është që ekonomia shqiptare të rritet më shumë. Rruga e vetme për të ndryshuar është ta largojmë Edi Ramën. Të jesh i bindur se për zotimet tona do të bëjmë të pamundurën t’i bëjmë realitet. Nëse pas 4 vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultate, unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën. Kjo është kultura hollandeze”, tha Basha.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img