Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

A je i kënaqur me aksionin dhe lëvizjet e Bashës? Përgjigjet nga protesta Sali Berisha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat nga protesta e sotme e opozitës për zgjedhjet e 30 Qeshorti.

Berisha pretendon se ekspertiza e OSBE/ODIHR i ka shpallur nul, ndërsa tha se parlamenti nuk mund ta rrëzojë dekretin e presidentit Ilir Meta.

‘Opozita shpalli nul farsën moniste më të turpshme në historinë e Europës pas rënies së perdes së hekurt. Ajo u shpall nul nga ekspertiza e ODIHR-It, e cila ju tha të gjithëve përfshirë edhe ndërkombëtarëve se dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe të gjithëfuqishme dhe se ato nuk mund ti prekën Denarët e Partisë dhe narko-kolegji i partisë. Ato mund ti hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese. Opozita vazhdon betejën e saj në deri në largimin e Edvin Kristaq Mafisë.

Në çmendurinë dhe paranojën e tij për pushtet ndërmerr aktin anti-kushtetues ndaj institucionit të Presidencës. Dekretin e tij nuk e rrëzon parlamenti i horrave, kriminelëve dhe narkotrafikantëve, ato i shqyrton Gjykata Kushtetuese. Çdo lëvizje kundër kësaj është grusht shteti dhe do të përgjigjet një më një. Më të vendosur se kurrë të shkojmë drejt fitores. Ky popull këtu është në një betejë të shenjtë sepse nuk po lufton për karrigen e askujt, por për zgjedhje të lira. A e shikuat në Greqi, me këtë rast e përshëndes zhvillimet atje, brenda pak orësh u votua dhe doli rezultati’, tha Berisha, ndërsa u pyet nëse është i kënaqur me aksionin dhe lëvizjet e kreu të PD Lulzim Basha.

‘Qindra mijëra protestues të ardhur nga i gjithë vendi nuk kanë ardhur për mua por për udhëheqësin e opozitës, unë ja ku jam këtu me ju. Ata duhet ta dinë se Edvin Kristaq Mafisë ju kërkua dy herë që të shtyjë datën e zgjedhjeve, refuzoi sepse i ka minutat e numëruara’, deklaroi Berisha.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img