Hapësire reklamuese

Politikë

A janë tharë kënetat e korrupsionit në Shqipëri? Rama: Lufta vazhdon fort çdo ditë

Shkruar nga Newsbomb
A janë tharë kënetat e korrupsionit në Shqipëri? Rama:

Nga Anila Basha

Një këndvështrim ndryshe i kryeministrit, i lënë në qetësinë e artikulimit pa u ndërprerë nga pyetje që e bezdisin që nuk e lënë të çojë në fund një mendim, është i rrëfyer në këtë intervistë. Si një socialist 26 vite në pushtet, dhe kët vit që do të mbushë plot 60 vjeç në 4 korrik, Edi Rama ka dhënë shumë lajme, që do të jenë padyshim ngacmimet e ardhshme politike të gazetarëve, si, historia e kullave dhe vizioni i tyre transformues; apo forcimi i lekut dhe e kundërta e saj sipas profesorit të ekonomisë me të cilin është konsultuar; apo “lufta me shfaqjet e banalitetit brenda familjes politike” siç artikulon ai; apo edhe shprehja e bukur e “kënetave të korrupsionit” në Shqipëri që nuk po i zhduk siç do të donte.

Kur erdhët në pushtet një nga parullat tuaja ishte “Nuk është çështje njerëzish por është çështje sistemi”. 11 vjet janë mëse të mjaftueshëm për të ndërtuar dhe kolauduar sistemin. Por tani ne po shohim që sistemi po prodhon vazhdimisht korrupsion dhe njerëz të korruptuar. Dhe po të mos ishte SPAK-u as këta nuk do identifikoheshin. Atëhere, nuk ka qenë e drejtë thënia juaj, apo ju nuk qetë në gjendje të ngrini sistem?

"……Lufta me korrupsionin vazhdon fort e përditë, pikërisht sepse në këtë vend ka ende korrupsion domethënës...", thotë ndër të tjera Edi Rama në intervistën e dhënë për Newsbomb.al.

Por, sipas kryeministrit a janë tharë të gjitha kënetat e korrupsionit në vendin tonë? ".... Shqipëria nuk ka pasur kurrë më shumë rregull e më pak korrupsion se sot, ashtu sikundër po, e përsëris, është po ashtu e pamohueshme se Shqipëria ka ende......", ka vijuar kreu i qeverisë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 shkurt dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese