Hapësire reklamuese

Politikë

A janë nën shënjestrën e SHBA të përmendurit nga Basha në ditën e parë të Kuvendit? Ja kush ishin të përmendurit e kreut të PD (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
A janë nën shënjestrën e SHBA të përmendurit nga

Lulzim Basha përjashtoi ish-kryetarin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD, dhe dje u shfaq para mediave, duke përmendur jo pak, por plot 14 përfaqësues të zgjedhur të PS dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Informacionet e para janë se lufta e PD do të përqëndrohet tek këta emra, për të cilët, Lulzim Basha pretendon se do të ketë edhe veprime konkrete nga ana e ambasadës së SHBA.

Ai dje përmendi tre eksponentë të lartë të qeverisë dhe PS, Ahmetaj, Balluku e Gjiknuri. Këtyre të fundit, u shtoi edhe emrin e kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla. Më pas renditi tre emra të tjerë jo pak të përfolur, mes të cilëve Rrahman Rrahja, Ilir Ndraxhi dhe Jurges Çyrbja e më vonë, tre deputetët e PSD së Tom Doshit e dy deputetë që kanë lidhje me Aqif Rakipin. Basha përmendi në daljen e tij publike edhe Lefter Kokën që tashmë ka dhënë dorëheqjen nga mandate I deputetit dhe Alqi Bllakon që është zgjedhur deputet në listën e Tiranës.

Pyetja është nëse kjo listë e përmendur nga Basha ka marrë ndonjë konsensus nga ambasada e SHBA apo kjo është thjesht pjesa e luftës së kreut demokrat me maxhorancën aktuale.

Pjesë nga fjala e Bashës dje në dalje të Kuvendit:

Lulzim Basha: Brenda në sallë ndodhet sot pakica që ka dhunuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Brenda në sallë ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve, i institucioneve të pavarura, i rendit kushtetues dhe i reformës në drejtësi që duhet të ishte para drejtësisë. Para drejtësisë duhet të ishin bashkë me të, monstrat e korrupsionit që e kanë bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Ballkanit sipas raporteve të Departamentit të Shtetit, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, që të dy të kapur në flagrancë në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe në manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Po kështu para drejtësisë dhe jo në këtë sallë duihet të ishte Taulant Balla, kryeshefi i bandave të Elbasanit, njeriu që e di gjithë bota mbarë, përfshirë dhe partnerët tanë e dinë se figuron në listën e zezë të Interpolit si një nga pikat kyçe të pastrimit të parave dhe të trafikut të drogës. Duhet të ishin para drejtësisë dhe jo në këtë sallë autorët famëkeq të dosjes 339, përfaqësuesit e bandave të Shijakut dhe të Durrësit dhe të Fushë Krujës, Rahman Rraja, Ilir Ndraxhi dhe Jurgis Çyrbja. Jashtë kësaj salle duhet të ishin dhe tre bedelët e Tom Doshit dhe dy bedelët e Aqif Rakipit, pjellë e paligjshmërisë dhe e PPP private të Edi Ramës me këta dy individ famëkeq të botës së krimit. Jashtë kësaj salle dhe para drejtësisë duhet të ishin po kështu të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve, bukën e fëmijëve të tyre, duke u pasuruar si sheik me mafien e inceneratorëve, mafie që i ka mbyllur gojën çdo medie të pavarur, ndonëse jo gazetarëve kurajozë që kam sot përpara, njëri prej të cilëve shpreson t’i iki drejtësisë duke dorëzuar mandatin, por duke lënë brenda bedelen e tij. Tjetri, Alqi Bllako që vazhdon të jetë në këtë sallë, që prej kohësh duhej të ishte marrë i pandehur dhe arrestuar. Kjo nuk është mazhorancë, kjo është pakica e krimit dhe korrupsionit, pesha e të cilës bie mbi shqiptarët dhe fatet e tyre. Ne kemi një dhe vetëm një detyrë, këtë sallë dhe gjithçka jashtë kësaj salle, nga Vermoshi në Konispol ta kthejmë në një fushë-betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen dhe largimin e këtij regjimi që ka marrë peng Shqipërinë.

Që po e zbraz vendin nga rinia dhe shqiptarët e ndershëm dhe që ka dorëzuar gjithçka që shqiptarët meritojnë sot dhe nesër në duart e një grushti kriminelësh, oligarkësh dhe politikanësh të korruptuar, të cilët me aktet e tyre, kanë minuar demokracinë shqiptare, janë pasuruar në mënyrë marramendëse në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe kanë shpërdoruar si asnjëherë më parë në historinë e Ballkanit fondet publike dhe kanë shkatëruar të vetmin instrument të bashkjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë sepse në fakt, të paktën brenda kësaj salle, është dhe dita e parë e kësaj beteje. Por një gjë është e sigurtë, pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe që zotëron sot në menyrë të paligjshme të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë. Detyra jonë është që shumicën zëlartë dhe shumicën e heshtur të shqiptarëve ta mobilizojmë në një betejë pa kthim në mënyrë që t’i kthejmë shqiptarve vendin e tyre dhe demokraci.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll