Hapësire reklamuese

Politikë

A janë 'ftohur' protestat? Flet Dashamir Shehi: Çfarë i kam propozuar Lulzim Bashës

Shkruar nga Newsbomb

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” mbrëmjen e djeshme kreu i LZHK, dhe aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi foli për protestën e opozitës.

Shehi u ë shpreh se protestat nuk janë ftohur. Sipas tij do të ketë mënyra të ndryshme shfaqeje të protestave të opozitës dhe këto do të duken me kalimin e kohës. Kreu i LZHK është shprehur se qëllimi i opozitës është përmbysja e lojës dhe skaletës politike.

 “Nuk është ftohur. Unë i kam sugjeruar zotit Basha që të bëhet dhe një skenar tjetër që të jetë më kreativ, këtë radhë ishin rinia, radhën tjetër mund të jenë gratë. Do e ushqeja këtë mënyrë. Javës tjetër do shikohet a ka rënie apo ngritje në krahasim me të parën. Unë u tremba tek e dyta, por njerëzit nuk janë lodhur. Kanë ardhur më datë 26 e do vijnë edhe më datë 13.

Kjo është një rrugë e gjatë. Nuk po them që qeveria do bjerë nesër pasnesër. Jo vetëm se rruga është e vështirë është malore por nëse ne kemi nevojë t’i realizojmë ato aspirata kemi nevojë për kohë”, ka thënë ish deputeti.

Sipas tij nëse opozita do pranonte të hynte në zgjedhjet lokale do të ishte një lloj përsëritje e çadrës.

“Ne duam ta prishim këtë lloj skalete politike. Do ta përmbysim këtë lloj loje ndryshe ajo që ne dolëm nga parlamenti nuk do kishte asnjë lloj vlere. Kur kemi gjykuar zgjedhjet e mëdha pse do shkonim tek zgjedhjet administrative. Do ishte gjë tjetër sikur kjo të spostohej në vjeshtë bashkë me zgjedhjet e përgjithshme. Ne kemi vendosur t’i prishim këto lloj rregullash, ndryshe do ishte një lloj përsëritje e çadrës”, deklaroi Shehi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll