Hapësire reklamuese

Politikë

A ishte i qëllimshëm zjarri në ishullin e Sazanit? Peleshi i përgjigjet Salianjit: Nuk mund të privatizohet baza

Shkruar nga Newsbomb
A ishte i qëllimshëm zjarri në ishullin e Sazanit? Peleshi i

Me debate po zhvillohet Komisioni i Sigurisë. Deputeti i PD, Ervin Salianji ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin për zjarrin e pak ditëve më parë në Sazan.

Sanianji e pyeti Peleshin nëse zjarri ishte i qëllimshëm që tu jepet oligarkëve për të ndërtuar hotele.

Por këtë e mohoi Peleshi, i cili tha se është spekulim dhe se nuk ëhstë e vërtetë pasi zona nuk jepet me privatizim.

Salianji: A keni dijeni kërkesë aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani oligark apo institucion publik që kërkon në përdorim të ishullit të Sazanit, duke kërkuar nga ju që ta nxirrni nga plani juaj, dhe a është e njëjta kërkese eshë te zona në Karaburun. Akuzat për zjarret ne publik janë që është zjarr i qëllimshëm për të ndërtuar hotel me pesë yje nga oligarkë afër jush. Drejtoria  e përgjithshme e emergjencave civile, kapacitet që kanë?.

Peleshi: Ka arritur një lloj pjekuri opinioni publik ti ndajë gjërat, nuk e thash në asnjë moment që ne nuk ja vlejmë të kemi helikopterë. Nuk të lejoj ti keqinterpretosh fjalët e mia. Bëj politikë si të duash ti, po mos vër fjalët e tua në gojën time, nuk tash se nuk ja vlen të kemi helikopter, kemi dhe do kemi edhe më shumë, jemi duke modernizuar forcat ajrore edhe me helikopter black haëk. Tash nuk kemi leverdi të kemi avionë se kushtojnë.

Pyetjet thash ti marr me radhë apo i do sallatë ruse. Refuzoj ti përgjigjem pyetjes nëse duhet një charter qeveritar, nuk ka një renditje të tillë, i bie të bënim investime publike vetëm

Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizimin të bazës, nuk mund të privatizohet baza, nuk është një bazë e mirëfilltë, ndihmesë. Nuk ka kërkesë, s’ka privatizim, s’ka lidhje zjarri me konspiracionet për të hapur territore për të ndërtuar. Këto janë spekulime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu