Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

A i trembeni një rrethimi të selisë së PD? Flet Alibeaj: Ndihem keq kur e dëgjoj, çdo demokrat ka vënë tullën e vet; Escobar tregoi mbështetjen që ka për ne

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për atë se çfarë u diskutua me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar ditën e sotme në selinë blu. Sipas tij, Escobar ka theksuar angazhimin që SHBA ka ndaj korrupsionit në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në lidhje me kuvendet e PD-së, Alibeaj tha në “Neës24” se nuk pret që të dalë diçka nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha, e ndërsa shtoi më tej se të gjithë demokratët kanë të drejtë të shprehen në Kuvendi e datës 18 Dhjetor.

I pyetur nëse i trembet një rrethimi të selisë së PD-së, ai u hspreh se çdo demokrat ka kontribuar dhe ka vënë tullën e vet në PD.

 “I gjithë aksioni institucional i SHBA, është një ritheksim i luftës ndaj korrupsionit. Ka qenë, por tashmë me të gjitha aktet normative ka një rikthim të vëmendjes në rajon, brenda të cilës jemi dhe ne. Aksioni politik është në të njëjtën gjatësi vale me korrupsionin. Është koha dhe vendi për të artikuluar se është simptoma kryesore e shtetit ligjor. Të ndihesh i përkrahur, i mbështetur, i përgëzuar, nuk është thjesht kënaqësi personale, pore dhe një mbështetje në aksionin politik. Ka qenë e njëjta logjikë e fortë anti-korrupsion edhe në rastin e miratimin e Reformës në Drejtësi. Saga e lëvizjes së opozitës për luftën ndaj korrupsionit, daton edhe më herët që nga viti 2014, lëvizje dekriminalizim.

Në atë kohë, nëse ishte e suksesshme, sot është e pa mjaftueshme. Tjetra që dua të them është theksimi, mbështetja e fortë e një partneri në linjën pa asnjë lloj cedimi pro-amerikane të PD. Beteja e korrupsionit nuk është e lehtë, sepse flasim ndaj një pushteti të korruptuar. Mbi të gjitha është nevojë e shqiptarëve që të kenë në krah të tyre SHBA në këtë luftë, që është betejë për të riformatuar shtetin e së drejtës. Shtetin që respekton ligjet, institucionet dhe që jep në fund një rezultat. E duke arritur te ndëshkueshmëria në nivelet më të larta, unë besoj që po, jemi në rrugë të mbarë për të reformatuar shtetin Evropian“, tha Alibeaj.

Pyetje: A i trembeni një rrethimi të selisë së PD?

Alibeaj: Ndihem keq teksa dëgjoj që ka mbërritur të diskutohet në ambiente mediatike një gjë e tillë. Kurrë demokratët, kudoqoftë ai, kurrë s’kanë menduar të bëjnë mësymje. Ajo seli është e demokratëve. Është shtëpi e madhe. Demokratët kanë tullën e tyre në atë seli. Është jashtë koncepti kjo historia e mësymjes. I kam dëgjuar historitë që do të shkarkohet ky dhe ai. Një shtëpi ka rregullat e veta. Instrumenti tjetër që kalon çdo demokrat është mbledhja një Kuvendi sipas rregullave dhe ai i 18 është statutor, e gjithsecili ka të drejtën e vet të shprehë ato që mendon.

Pyetje: Berisha thotë se pas 11 dhjetorit do të jetë ai kryetar i PD?

Alibeaj: S’ka se si të ndodhi, se askush nuk e bën atë gjë. Jo nuk ka për të ndodhur. Më pas se çfarë mendon zoti Berisha mund ta kuptojë kushdo. E kuponi se sa groteske është kjo histori. Partia ka institucionet e tjera. Gjithsecili kishte të drejtën të merrte pjesë për të sfiduar kryetarin e partisë. Një moment i dobët i një kryetari partie është që gjithkush të sfidojë kryetarin e partisë. As Sali Berisha se bëri këtë gjë. Kjo nuk ka të bëjë me zotin Basha.

Pyetje: Më 18 dhjetor çdo të ndodhë?

Alibeaj: Do të jetë Kuvendi i demokratëve i cili u mblodh edhe për shkak të angazhimit që një grup demokratësh patën dëshirën për të mbledhur kuvendin nëpërmjet firmave. Në mënyrë të çuditshme, në atë datë ku pritej që ato të depozitoheshin e t’i jepeshin udhë për të vazhduar procesin, nuk u bë. Është një detyrim moral për ta mbledhur këtë. Kjo është arsyeja se përse u mblodh. Për ta sqaruar praktikisht çështjen, këto janë arsyet se përse u mblodh kuvendi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img