Kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Arben Kraja.
Një ndër pyetjet e Alibeajt ishte nëse deklaratat e kryeministrit konsiderohen si ndërhyrje në punën e SPAK.
Kraja u shpreh se nuk merren me deklarime publike por zbatojnë ligjet.
“Në këtë situatë ka patur deklarime politke nga kryeministri, ministri I drejtësisë të cilët kërkojnë që tju tregojnë pritoritete dhe tju vendosin axhendën? Kjo është një ndërhyrje e politikës në punën e drejtësisë.
E konsideroni ndërhyrje në punën tuaj, dhe a rrënon besimin e publikut te veprimtaria juaj?” tha Alibeaj.
“Nuk dua të komentoj se nuk më takon të bëj analiza, jam zbatues si ligjit, të mos ndikohemi nga deklarimet publike, secili ka të drejtë të flasë të shprehet, ne shohim ato letra që kemi, dosjen provat, ky është parimi që kemi ndjekur deri tani”, u përgjigj Kraja.