Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

A i ka maxhoranca votat për kodin elektoral? Rama: Kemi qenë shërbëtorë të të tjerëve, nesër votohet në Parlament

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b66bed0e4c8c5eca3d0fe7099d9a7418

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme platformën digjitale të Partisë Socialiste, ka folur edhe për Kodin Elektoral që do të votohet nëser në parlament.

Ai është shprehur se në këtë proces kanë qenë shërbëtorë të të tjerëve (dy opozitave).

Kreu i qeverisë u shpreh se procsi nuk mund të mbahet peng dhe ndaj nesër do të votohet kodi i ri elektoral në parlament.

“Në këtë proces kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. E them me plot gojën. Kemi bërë atë që se ka bërë asnjë parti e madhe, as PD e as PS në gjithë këto vite, duke qenë shërbëtorë të një procesi ku përveç opozitës brenda parlamentit kemi shërbyer edhe për një opozitë tjetër jashtë parlamentit. Të gjithë kanë marrë më shumë, shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e asaj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë çfarë kemi dashur nga ky proces dhe nuk ka në ligjin e ri elektoral asgjë që është aty sepse duam ne. Ka aty gjëra që janë sepse kështu e do opozita jashtë parlamentit apo brenda parlamentit, por je se duam ne. Ka një moment për t’i dhënë fund diskutimeve, aq më tepër që dy palët tërheqin nga vetja. Kjo s’mund të ndodhë. Nuk mund t’i akomodojmë të dyja palët. Njëra palë do komisionin zgjedhor politik, tjetra palë jo politik. Dhe ne jopolitik i donim por i shërbyem opozitës jashtëparlamentare dhe i thamë dakord. Njëra palë do t’i hapë listat sipas idesë së vet dhe pala tjetër do të mbajë koalicionet sipas idesë së vetë. Këto nuk mund të pajtohen të gjitha bashkë. Dhe ne që mund të kishim ushtruar patjetër peshën tonë, dakord ne duam bonusin për partinë e parë. Dmth garanton stabilitetin e qeverisjes duke pasur të drejtën e të parit, kështu që ne nuk e kërkuam dhe nuk e morëm. Nesër në parlament do votohet. Do ishte mrekulli që 100% e partive të ishin dakord 100% por nuk ndodh.

Në Greqi kryeministri Cipras përdori shumicën e vet për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Një ligj elektoral e ndryshoi kryeministri tjetër po me shumicë qeverisëse. Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës. Të tjerat nuk kanë më asnjë vlerë. Mbaj peng procesin me muaj e vite, me idenë që po nuk votova unë nuk kalon, nuk funksionon. Në jetë vetëm kalamajtë e vegjël nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk marrin kostot për veprimet e tyre. Të gjithë që janë në moshën e pjekurisë marrin përgjegjësi për veprimet e tyre”, deklaroi Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img