Hapësire reklamuese

Politikë

A i jepni të drejtë Albin Kurtit për Ballkanin e Hapur? Rama: 1000 herë të kthehesha do bëja të njëjtën gjë

Shkruar nga Newsbomb
A i jepni të drejtë Albin Kurtit për Ballkanin e Hapur? Rama:

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat është pyetur ditën e sotme lidhur me qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Ballkanin Perëndimor si dhe për deklaratat e bëra nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç për mosnjohjen e Kosovës.

Sa i përket deklaratave të këtij të fundit kryeministri Rama tha: E di sa njerëz kanë thënë që derisa të vdes nuk do bëj këtë nuk do bëj atë, edhe e kanë bërë.

Ndërsa, sa i përket pyetjes tjetër se: Kur dëgjojmë këtë deklaratë i jepni të drejtë Albin Kurtit që e refuzuan Ballkanin e Hapur, dhe si duket kanë patur të drejtë?

Rama u përgjigj duke thënë se edhe po të ktheje sërish do të bënte të njëjtën gjë dhe fokusi te procesi i Berlinit, nuk do të thotë që nuk do të ketë aktiviete të tjera në kuadër të Ballkanit të Hapur.

"1000 herë të kthehsha 1000 herë do e bëja nga e para dhe si e kam thënë fokusi te procesi i Berlinit nuk do të thotë që nuk do kemi aktivitete të tjera si të jetë, kjo nuk diskutohet fare. Habitem pse mi bëni këto pyetje a nuk do ishte mirë të ishte një lider më i moderuar në serbi, po m patjetër. Por çfarë buron nga kjo dëshirë. Buron një politikë. Mund të bëhet politikë nga një dëshirë e tillë. Do ishte bërë paqe në ndonëj vend tëb otës po të ishin nisur palët që aty do ishte mire po të ishte dikush tjetër? Paqja nuk bëhet për interesin e Serbisë, paqja bëhet për interesin e shqiptare. Procesi i normalizimit të marrëdhënies me Serbinë për mua si Kryeministër i Shqipërisë për Shqipërinë është strategji nuk është për Serbinë, secili ka interesat e veta. A do ishte mirë të ishte një tjetër? Po m a do ishte mirë të ishte një më i mirë si unë ? Po m po jam unë këtu", tha Rama.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese