Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

A i frikësohet PS një mundësi të largimit të Ramës? Gjiknuri: Opozita e ka dëshirë, por s’do t’i plotësohet…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri po mban një konferencë me gazetarët, ku po flet për procesin e zgjedhjes së kandidatëve për president.

Një nga gazetarët e ka pyetur Gjiknurin nëse PS frikësohet se nëse Edi Rama largohet të krijohet një krizë si ajo në opozitë.

Ai tha se është populli ai që vendos se kush duhet të dalë në “pension” dhe kush të futet në politikë, teksa tha “Opozita e ka dëshirë të largohet Rama, por s’do ndodhë për disa vidte”.

Gazetarja: A i frikësohet PS një mundësi të largimit të Ramës?

“Pse që të bashkëvuajmë me kundërshtarin. Forcat politike, ndryshimi vjen nga vota. E dyta  rigjenerohen dhe përmirësohet vetvetja dhe qeverija e vendit. Naqe kemi kohë në qeveri ne rigjenerojmë veten. Rama nuk e ka mbaruar ciklin e tij, këtë mandat i kanë dhënë Shqiptarët.

E vetmja pasqyrë që ne kemi është vota. Shqiptarët e vendosin e kush del në pension e kujt i ka ardhur koha të ikë nga një forcë, pavarësisht se opozita e ka këtë dëshirë s’do ti plotësohet për një periudhë të gjatë”tha Gjiknuri

Teksa Kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar kategorikisht Sali Berishën nga çdo lloj negociate, ndërsa Gjiknuri ka lënë hapësirë se “Rithemelimi” nëpërmjet Enkelejd Alibeajt mund të sjellë një emër për Presidentin e ri.

“Nëse Alibeaj kërkon të bashkojë grupin e PD me një emër të Presidentit është në rregull. Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik. Por nëse Alibeaj me të tjerë, se vetëm Berishën dimë “Non Grata”. Por nëse ata vijnë pas Alibeaj për një kandidaturë që i bashkon ata. Unë e mirëpres. Të mblidhet të diskutojnë brenda PD. Hodha një ide” tha Gjiknuri.

Më shumë




spot_img








spot_img