Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

A i frikësoheni një pazari të ri Rama-Meta? Monika Kryemadhi: Nuk më shqetëson fare, kryeministri ka thënë shumë herë ‘kurrë kurrë’

spot_img

Lajme të ngjashëm

57ea1cb26f1b71260f1126be211b5059

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se nuk i frikësohet aspak një pazari Rama-Meta, nisur dhe nga deklarata e djeshme e kryeministrit për mundësinë e një marrëveshje të re me LSI-në. Në fakt, kur u pyet nga gazetarët Rama tha “kurrë mos thuaj kurrë” por shtoi se në këtë moment s’kishte asnjë plan për marrëveshje.

E ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, Kryemadhi tha se nuk e shqetësonte fare deklarata e Ramës sepse sipas saj kryeministri ka thënë shumë herë “kurrë kurrë”. Për kryetaren e LSI, deklarata e Ramës është bërë për të tërhequr vëmendjen nga varfëria që ka kapur shqiptarët.

“Nuk më shqetëson fare. Atë e kam thënë, e them dhe do ta them, çdo situatë që Rama mundohet ta shprehi e bën për të larguar vëmendjen nga varfëia që ka kapur shqiptarët dhe po u merr frymën. Kjo është. Nuk më shqetëson mua fare “kurra” e Ramës. Ai ka thënë kurrë kurrë, por unë se kam besuar dhe as e besooj.

Ai ska qenë asnjëherë partneri im politik kur kam drejtuar institucionet. Partenerë për mua janë të gjithë ata që duan të jetëjonë dhe të punojnë në Shqipëri”, tha kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Më shumë

spot_img