Hapësire reklamuese

Aktualitet

A i druhet qeveria arrestimit të Veliajt nga SPAK? Përgjigjet Balla: Kurrë nuk do...

Shkruar nga Newsbomb
A i druhet qeveria arrestimit të Veliajt nga SPAK? Përgjigjet Balla:

Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët nëse qeveria i druhet arrestimit të Veliajt nga SPAK.

Ministri i Brendshëm zgjodhi që t’i shmanget pyetjes, duke thënë se nuk i takon atij të japë përgjigje nëse qeveria i druhet arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kujtojmë se SPAK po heton 15 zyrtarë lidhur me inceneratorin e Tiranës, një pjesë prej tyre janë punonjës të bashkisë Tiranë.

“Kurrë nuk do dëgjoni nga ana ime të bëj komente sa i përket vendimmarrjes së SPAK-ut apo Gjykatës së Posaçme pasi në këtë vend reforma në drejtësi i ka ndarë njëherë e përgjithmonë kush bën drejtësinë, kush bën hetimin dhe kush bën zbatimin e politikave”, tha Balla.

Ndërkaq ministri mbrojti investimet e qeverisë për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, pasi sipas tij kryejnë trajtimin e integruar të mbetjeve.

“Mendoj që secili prej nesh që jetojmë në Tiranë e dimë fare mirë që çdo ditë mbetjet pranë çdo pallati, apo blloqe pallatesh, tërhiqen nga kompanitë që kanë për detyrë pastrimin. Të gjithë e kemi mësuar që mbetjet urbane duhen trajtuar domosdoshmërish. Halli që i ka zënë ata që ju përmendët dhe përpjekja për të hequr vëmendjen nga halli i tyre dhe për t’u marrë me hallet e të tjerëve unë nuk do ti jap dhe nuk i jap dot përgjigje sepse nuk më takon. Dua të sqaroj opinion se janë dy gjëra të qarta për të gjithë Nevoja për të trajtuar mbetjet është një. Dhe kush ka gabuar me procedurat është një tjetër. Për nevojën për trajtimin e mbetjeve në mënyrë të integruar, për të inceneruar besoj që jemi sqaruar të gjithë. E vërteta është se impianti i trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe ai në Fier që shpresoj të përmbyllet investimi gjatë 6 mujorit të ardhshëm”, tha Balla.

GJKKO konfirmoi disa ditë më parë masat e sigursë për 11 të arrestuarit, ku në mesin e tyre përfshihen Alqi Bllako, Lefter Koka dhe i besuari i Erion Veliajt, Taulant Tusha.

Vetëm për Jetmir Lapajn, i cili është anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, u ndryshua masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese