Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

A fshihet opozita pas dhunës në protestë? Reagon Basha: Vjen një moment ku i riu…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

690186ac3bda4480995b1862adb72edc

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse opozita fshihej pas akteve të dhunshme në protestë.

Basha u përgjigj se kryeministri Rama po mundohet që ta lërë fajin opozitës për revoltën e qytetarëve.

Sipas tij, të rinjtë nuk kanë se ku të mbahen më dhe prandaj të vetmen mënyrë kanë parë që të dalin në rrugë dhe të revoltohen.

“Ai do të frikësojë këdo për 7 vite premtime të pa mbajtura, për 7 vjet të dhunës. Kësaj tentative për të fajësuar këdo nuk mund t’i shpëtonte as Edi Rama.

Pa diskutim që vrasja e Klodian Rashës ishte shkëndija, por rrënjët e kësaj revolte janë të thella. Të njëjtën gjë tha për protestën e studentëve. Këto protesta erdhën 1 vit pasi Edi Rama mori pushtetin me kriminelë. Shkatërroi universitetet dhe u përball me protestën studentore. Kjo duhet të ishte një reflektim për një lider evropian. Edhe studentët u shanë i delendisi dhe i mashtroi.Të vetmit që reflektuam ishim ne dhe dogjëm mandatet.

Vjen një moment ku i riu nuk ka ku të mbahet më përveç se të shkojë në rrugë dhe të revoltohet. I ka të gjitha qeverinë, parlamentin, administratën, të gjitha dhe prapë se prapë i dolën shumë pak njerëz në zgjedhje. Edhe tërmeti ishte një arsye reflektimi por sot që flasim ka një histori abuzimesh me fondet e tërmetit. Si në rastin e tërmetin edhe në rastin pandemisë u ngrit e gjithë bota për të na ndihmuar, i vetmi që nuk vuri dorë ishte Edi Rama. Është një akumulim social dhe popullor i padurimit për të hequr qafe këtë njeri që mban peng vendin”,- tha Basha.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img