Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

A folët për Berishën me Kongresmenët amerikanë? Basha: Prioriteti ynë është ndarja nga e shkuara dhe korrupsioni, PD nuk bëhet avokate personale e askujt

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me 3 Kongresmenët amerikanë në selinë blu. I pyetur nga gazetarët nëse në takim është folur edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, Basha u shpreh se prioriteti i tij dhe PD-së është që të ndahet nga e shkuara dhe korrupsioni, teksa shtoi se Partia Demokratike nuk do të bëhet avokate personale e askujt.

Ai përgënjeshtroi edhe deputeten Albana Vokshi, e cila në një deklaratë për mediat ishte shprehur se kryedemokrati nuk e kishte lejuar që të fliste në mbledhjen e PD-së.

Pse nuk i lejoni deputetët që të flasin në mbledhjen e grupit?

Basha: Sajesë. Nuk mendojmë se duhet të konsumojmë kohë për sajesa.

Thatë se folët për politikanë të korruptuar. A folët për Sali Berishën, i cili është shpallur nga DASH “non grata” si politikan i korruptuar.

Basha: Prania kaq e lartë e anëtarvë të Kongresit e të senatit me një shumicë dërrmuese republikane, ishte një mundësi e jashtëzkonshme për të folur për prioritete tona politike, dhe prioriteti ynë absolut është ndarja nga e shkuara, ndarja nga korruspioni që ka shkatërruar jetën e familjeve shqiptare dhe që po zbraz vendin nga njerëzit e aftë që po mësyjnë drejt emigracionit. Detyra ime si kryetar i PD-së ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi të politikës dhe më pas Shqipërisë, të jepja zë pa asnjë mëdyshje prioriteteve që shpjegova më parë. Unë dhe PD nuk mund të bëhemi avokatë personal të askujt, por do të mbetemi avokatë për hallete  shqiptarëve. Jam siguruar nga anëtarët e Kongresit amerikan që do të kemi mbështetjen nga Kongresi dhe senati amerikan.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img