Ish-i dërguari i administratës Trump për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell thotë se ai nuk ka negociuar kurrë për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë.
Në një intervistë për “Syri Tv”, diplomati Grenell u shpreh se kishte dëgjuar që zyrtarë amerikanë e kishin ngritur si çështje më parë, por ai vetë s’ka qenë i pranishëm në asnjë bisedë të kësaj natyre.
“Unë personalisht si i dërguar i Presidentit për Kosovën dhe Serbinë nuk e kam hapur kurrë si çështje, askush nuk erdhi tek unë dhe ta shfaqte këtë ide”, tha ai.
Pyetje: A ka pasur një tentativë për ta ndarë Kosovën?
Grenell: Nëse e keni fjalën për shkëmbim territoresh, se me këtë doni të thoni ndarje të Kosovës, unë nuk kam qenë kurrë i pranishëm në një bisedë të tillë. E kam pasur shumë të qartë, nuk e kam biseduar, shikuar kurrë si një opsion. Nuk kam folur kurrë për këtë, nuk kam negociuar kurrë për këtë çështje. Kam dëgjuar njerëzit të thonë se zyrtarët amerikanë më parë e kishin ngritur si çështje.
Nuk jam në dijeni dhe si ambasador i SHBA në Gjermani, kancelarja Merkel gjithmonë më ka thënë se nuk do të ketë një rishkrim të kufijve në Europë edhe pse ajo lejoi çfarë i ndodhi Krimesë dhe nuk bëri ç’mos për të mos ndryshuar kufijtë. Unë personalisht si i dërguar i Presidentit për Kosovën dhe Serbinë nuk e kam hapur kurrë si çështje, askush nuk erdhi tek unë dhe ta shfaqte këtë ide.