Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka postuar një video të prof. Perlat Kapisyzi, i cili ka folur edhe për ndryshimet që ka pësuar virusi.
Drejtori i spitalit COVID2 prof. Kapisyzi shpjegoi edhe ndryshimet që ka pësuar COVID-19, duke theksuar se virusi Sars-COV-2, ka pësuar mutacion genetik dhe se është bërë më agresiv.
Ndërt të tjera ai tha se mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme dhe një sakrificë që i kërkohet secilit nga ne.
PYETJES: A është rritur forca e virusit?
I PËRGJIGJET: Prof. Perlat Kapisyzi, i cili ka edhe një këshillë për sakrificën që i kërkohet çdo qytetari në këtë kohë të vështirë.
Dëshironi të mbroheni nga virusi SARSC COV2, dëshironi të mbroni të dashurit tuaj nga covid-19? A është rritur agresiviteti I virusit? Virusi SarsCov2 ka pësuar mutacion genetic ku një nga më të rëndësishmit është D614G. Ky mutacion ka bërë virusin me aftësi më ngjitëse duke rritur ngarkesën virale te personi I infektuar. Tashmë shumë studime që prej vitit 1938 kanë vertetuar sesa më e madhe ngarkesa virale aq më e rëndë forma, aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Dhe në këtë këndvështrim, virusi është bërë më agresiv. Prandaj përqasja më efikase në kushtet e mungesës së mjekimit etimiologjik dhe vaksinës, është mbajtja e maskës. Kjo është sakrifica që kërkohet prej secilit nga ne. sa herë që vëmë maskën, aq herë mbrohemi. Por edhe mbrojmë e shpëtojmë jetë duke mos lejuar mbylljen, cka do të ishte me pasoja social-ekonomike.