Hapësire reklamuese

Aktualitet

A është PD gati të vijë në pushtet? Grida Duma: Të marrim përgjegjësitë, jo me delirin se jemi gati

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja Grida Duma shprehet se Partia Demokratike duhet të pranojë përgjegjësitë dhe të mos ndikohet nga deliri se është gati për të ardhur në pushtet.

 

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” të News24, Duma tha se shoqëria shqiptare ka përfunduar në atë pikë ku vlerëson të fortin dhe dredharakun si të suksesshëm.

Sipas Dumës, kryeministri Edi Rama është autokrat që beson se mund t’i bëjë të gjitha vetë.

Pjesë nga intervista:

PD-ja, duke u nisur nga vetja, nuk duhet të ekzistojë për veten, por për të tjerët. Ky është problemi i organizatave politike sot, ruajnë personat që janë pranë njëshit dhe diskretitojnë të tjerët, të rinjtë.

Vendi i dytë më i pasur me ujëra në Europë të jetë sot në këtë gjendje. Të paktën vetëm një resurs krahasimor të kishim marrë, ne duhet të kishim superuar sot vendet e Ballkanit.

Unë do të vlerësoja shumë, në të marrit përgjegjësi të mos ketë gjithmonë delirin që është gati. As nuk duhet pasur deliri që ne po të vijmë sot në pushtet jemi gati, Rama ka idenë që mund t’i bëjë të gjitha vetë, ai ka tjetër problem. Nuk ka ministra në qeverinë Rama. Ky është deliri i liderit autokrat. Nuk i bën përshtypje askujt që tha do hap 300 mijë vende pune dhe nuk i hap, “hë mo se e tha në fushatë”.

Në folkun e kulturës sot kemi përfunduar të vlerësojmë të fortin dhe më dredharakun si të suksesshëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.