Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

A është kërcënuar me jetë dëshmitari kundër prokurorit Giu që të ndryshojë dëshminë?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b7c17e52017de52a17ee3775adc750f8

Burime të TV Klan konfirmojnë kërcënimin e dëshmitarit, që ka çuar në ndryshimin e dëshmisë kyçe që do gozhdonte përfundimisht prokurorin e Krujës Haxhi Giu.

Prokurorët dyshojnë se Aleks Shpori, i cili la në pikën e Exhange-it plot 29 mijë euro, e ka ndryshuar dëshminë kundër prokurorit duke thënë se do blinte një makinë në Durrës, për shkak se është kërcënuar.

“Burime pranë organit të akuzës thanë se po hetojnë hetohet rreth informacioneve të marra se Shpori ka ndryshuar dëshminë për shkak se disa persona nga Fushë-Kruja, e kanë kërcënuar me jetë për prerjen në besë që i riu nga Shkodra u ka bërë.

Me ndryshimin e dëshmisë nga ana e personit kyç në këtë histori lëkunden edhe provat e tjera që janë siguruar gjatë fazës paraprake të hetimeve, siç janë pamjet filmike dhe tabulatet telefonike. Kjo situatë mund të kthehet në lehtësim ndaj prokurorit të ndaluar në “arrest me burg””, raporton TV Klan.

Sipas detajeve të reja, duket se Giu kishte dijeni për arrestimin, pasi e dinte që përgjohej dhe ka lënë në zyrë telefonin me numrin e punës.

Vetë Giu nuk ka bërë asnjë deklaratë deri më tani për ngjarjen.

LEXO EDHE:PROKURORI HAXHI GIU MBETET NE BURG, U KAP ME 29 MIJE EURO

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img