Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

A është e rrezikshme AstraZeneca? Flet Tritan Kalo: E gjitha po bëhet për të dëmtuar Britaninë, është 4 herë më e lirë se Pfizer

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

79e00aa3591d57ef06c573f0995fad59

AstraZeneca “ka futur në sherr” shumë shtete pasi një debat i madh është duke u zhvilluar për sigurinë dhe efektivitetin e saj në popullatë.

Shumë shtete (shumica europiane) e kanë pezulluar pasi ka pasur disa raste ku të vaksinuarit kanë shfaqur më vonë efekte anësore si mpiksje gjaku apo trombozë.

Edhe në vendin tonë pati një debat të madh, deri sot në darkë pas konfirmimit të autoriteteve, se Komiteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit ka vendosur që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit me AstraZeneca.

Mirëpo çfarë thonë mjekët?

Mjeku i njohur Tritan Kalo e cilëson të gjithë debatin politik një ndëshkim për Britaninë post-BREXIT, pasi sipas tij vaksina AstraZeneca është po aq efikase sa edhe Pfizer.

“Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech, së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontech…Në mbyllje, është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-brexit…. Politikë përtej arsyes e nevojave njerzore”, tha Kalo i ftuar në Abc.

Edhe epidemiologu Alban Ylli që u bë pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve po ashtu e cilësoi humbje kohe vendimin e shumë vendeve të BE-së për të pezulluar vaksinën AstraZeneca.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img