Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

A është çmimi i Fatos Nanos Presidenca? Rama: Ai është pikë referimi për mua, mes nesh nuk ka asnjë…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dc2cd820b7ce343d2de76ab6a55540cc

Kryeministri Edin Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe nëse ai synon Presidencën.

Rama është shprehur se me Nanon kanë një marrdhënie shumë të mirë dhe nëse ka nevojë merr edhe mendime nga ai.

Kryeministri ndër të tjera tha se ka një marrdhënie të mirë me Nanon pikërisht se nuk ka një interferencë nga “loja e shahut politik”, e ka quajtur ai.

“E nise nga një prezumim që të gjithë politikanët e kanë një çmim? E di çmimin tim? Normalisht i bie që të jem edhe unë pjesë e këtij eksperimenti që të ka dalë ty konkluzioni se të gjithë e kanë një çmim. Unë nuk kam një çmim dhe ta them me bindje që politikanët nuk janë të gjithë njësoj.

Siç nuk janë pemët, kafshët e peshqit. Unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie shumë të bukur. E di pse? Sepse nuk ka asnjë interferencë nga loja e shahut politik. Mes aktorëve. Ai është çuar me vullnetin e tij nga loja e shahut dhe ka zgjedhur të dorëhiqet pas një fushate elektorale. Për mua ai është një pikë referimi sepse ka qenë këtu ku jam unë. Ai më jep të gjitha opinionet, kurdo që ia kërkoj. Jam unë ai që ia kërkoj…unë e kam mundësinë të komunikoj me atë që e kanë pasur këtë detyrë më parë…vetëm ata e kuptojnë vetminë e majës. Të gjithë mendojnë se në majë është suksesi,” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img