Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

A është Basha i korruptuar? Ja si përgjigjet Agron Shehaj kur pyetet për kreun e PD (Flet për “non-gratan” e Berishës dhe bashkëqeverisjen me Ramën)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga lista e PD në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur për vendimin që mori për të kandiduar si kryetar i PD-së.

Ai tha se PD-së i duhet një lider i pakorruptuar, duke lënë të kuptohet se Basha është i tillë, por kur u pyet për këtë gjë ai tha se nuk mendon që Basha është i korruptuar.

Në lidhje me “non-gratan” e Berishës vendosi që të mos komentojë, ndërsa për një bashkëqeverisje me Ramën, dha përgjigje negative.  

Pyetje: A është kjo konferencë një distancim nga PD-ja?

Agron Shehaj: Më vjen keq që është interpretuar si distancim, por jo. Duhet të jemi neutralë në raport me PD.  

Pyetje: Nëse do të bëheshit kryetar i PD-së, do ishe i gatshëm për bashkëqeverisje me Ramën?

Shehaj: Nëse do jem kryetar i PD nuk do ketë në asnjë mënyrë bashkëqeverisje me të.

Pyetje: Ju tha se PD-së i duhet një lider i pakorruptuar, Lulzim Basha është i korruptuar?

Shehaj: Jo nuk besoj se është lider i korruptuar. Përballë Ramës duhet një njeri krejt ndryshe nga Rama. Fakti që duhet të jetë i pakorruptuar, është të duket, të jetë i korruptuar në të vërtetë.

Pyetje: Berisha “non-grata”, do ta largoni nga grupi parlamentar nëse do të jeni kreu i PD?

Shehaj: Ne jemi të vetëdijshëm që Berisha ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit. Sa i takon vendimit nuk dua të jap asnjë koment.

Pyetje: Dje disa prej kolegëve tuaj u shprehën kundër kandidimit tuaj për kryetar partie, si e komentoni?

Shehaj: Është e drejta e tyre të kenë këtë mendim që kanë. Mendoj që kjo na ndan në raport me një pjesë. Duhet shumë investim te lidershipi i PD-së.

Fjalimi i plotë

Vendosa të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike, sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore.

Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit, si një gjë të zakonshme, si një gjë normale, pa reflektuar dhe pa ndryshuar asgjë.Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post, por fillimi i një projekti ndryshimi të Partisë Demokratike sot, për ta ndryshuar Shqipërinë nesër.

Më 13 qershor anëtarët e Partisë Demokratike nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse duan të fitojnë apo të humbasin prapë edhe në zgjedhjet e 2025-ës. Mosndryshimi i udhëheqjes së tanishme të Partisë Demokratike është rruga e sigurtë për të humbur përsëri. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë e duhur për ta çuar Partinë Demokratike në rrugën e fitores. Edi Rama është politikan i korruptuar dhe antidemokratik.

Për ta mundur regjimin e tij, Partia Demokratike dhe Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës krejt ndryshe nga ai: të pakorruptuar, të pakorruptueshëm, me kurajë dhe gjithëpërfshirës. Me këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetarëve te Partia Demokratike dhe ta çojmë atë drejt fitores. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë e të menjëhershme, në mënyrë që ajo të jetë moderne, demokratike, meritokratike.

Të qënurit kryetar i Partisë Demokratike nuk duhet të jetë vetëm privilegj, por duhet të jetë edhe përgjegjësi.Prandaj propozoj se në Statut të sanksionohet se kryetari i Partisë Demokratike duhet të ketë vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet parlamentare duke mos kandiduar më, pa asnjë justifikim, pa asnjë përjashtim.

Partia Demokratike duhet të bëhet partia e konkurrencës dhe e mundësive për të gjithë.Për këtë propozoj se në Statutin e Partisë Demokratike të sanksionohet parimi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia me parimin “një anëtar, një votë”.Kështu do të fuqizojmë anëtarët dhe do të sjellim në drejtim njerëzit më të zotë.Vetëm në këtë mënyrë ne do tërheqim më shumë njerëz të zotë dhe të ndershëm, që duan të japin kontributin e tyre në politikë.

Më shumë

spot_img
spot_img