Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

A e theu Berisha embargon duke i çuar naftë Serbisë? Ish-kryeministri: Ata e merrnin nga Rumania, unë shkriva “Shqiponjën”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

04c8f1c91d259ca0c8d039eff5eafefb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth akuzave për thyerjen e embargos së OKB-së duke dërguar naftë kontrabandë në Serbi gjatë luftës së Kosovës.

Berisha tha se 95% të naftës Serbia e merrte nga Rumania, ndërsa nuk mohoi që edhe nga Shqipëria kishte kontrabandë, por “me mushka e gomerë”.

Në emisionin “Kojshia”, Berisha tha se në kohën kur mësoi se kontrabandistët shqiptarë që i çonin naftë në Serbi shtireshin si një kompani e kohës e quajtur “Shqiponja”, dha urdhër për shkrirjen e kompanisë së vërtetë.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Serbia merrte naftë nga ana tjetër, vinte naftësjellësi nga Danubi. 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi, 4% e merrte kontrabandë nga kufiri, por edhe nga Shqipëria. Unë kam respektuar me të gjithë forcën time ligjin ndërkombëtar për sanksionet, unë nuk mund të them kurrë që s’pati kontrabandë. Nuk ka një shtet në botë që të ndalojë, që të ketë zero kontrabandë.

Në Shqipëri ishte një kompani nafte që quhej “Shqiponja”, që bënte tregti nafte brenda vendit. Më vijnë informacionet mua që kamiona me naftë paraqiteshin si kompania “Shqiponja” dhe shkonin drejt veriut. Veprimi im i parë ishte shkrirja e kompanisë “Shqiponja”. Problemi ishte se ne në liqenin e Shkodrës nuk kishim mjete. Kontrabandistët kishin ndërtuar disa si bote që kalonin thuajse nën ujë. Çështja e kontrabandës nga Shqipëria është më qesharake. E kanë ngritur Edi Rama, Hashim Taçi dhe Baton Stanishiqi. Është tjetër kontrabandë ajo që bënte Rumania me tuba, dhe tjetër ajo që bënte fshatari me mushka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img