Hapësire reklamuese

Politikë

A e njihni Erion Veliajn? Mirel Mërtiri në siklet: Do ia them SPAK-ut

Shkruar nga Newsbomb
A e njihni Erion Veliajn? Mirel Mërtiri në siklet: Do ia them SPAK-ut

Belind Këlliçi ka kërkuar për gjatë gjithë intervistës së Mirel Mërtirit në "Syri TV" që t'i tregojë se çfarë lidhje ka me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn.

Por, drejtori i projekteve në "Integrated Energy", i cilësuar ndryshe si "truri i inceneratorëve" nuk pranoi të përgjigjej në asnjë moment. Madje, Këlliçi këmbënguli duke i bërë një pyetje të thjeshtë nëse e njihte kryebashkiakun.

"Më thuaj diçka të fundit se e kam përmendur gjatë gjithë intervistës. A e njihni kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn?", ishte pyetja e Këlliçit.

Ndërkohë, i vënë në siklet, Mërtiri deklaroi: "Nuk e di pse e bëni këtë. Keni gjithë intervistën që bëni të njëjtën pyetje. Kemi rënë dakord në nisje të intervistës për të mos përmendur emra të përveçëm. Do ia them SPAK-ut nëse e njoh ose jo", tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese