Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

A e keni penguar drejtësinë? Berisha: Fatmir Mediut i hoqa imunitetin pas Gërdecit, Meta iku vetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediet ka dhënë sqarimet e tij, lidhur me “pengimin e çështjes së drejtësisë” në vend, për të cilën është akuzuar shpeshherë nga subjekte të jetës politike apo dhe mediatike.

Para gazetarëve ai mohoi akuzat se gjatë qeverisjes ka influencuar me aleatët e tij, duke u shprehur se pas ngjarjes së Gërdecit i është hequr imuniteti ish-ministrit Fatmir Mediu.

Ndërsa, shton se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me aleatin tjetër të tij, presidentin Ilir Meta, i cili dha dorëheqjen vetë.

“Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Për ish-ministri Fatmir Mediu, pas ndodhisë në Gërdec, kemi votuar heqjen e imunitetit. Çfarë ndërhyrje qenka kjo. Çfarë ndërhyrje qenka për Ilir Metën kur ai dha vetë dorëheqjen dhe kërkoi hapjen e procesit dhe u gjykua. Cila është ndërhyrja këtu? Qeveria nuk është gjykatë, ka detyrë të heqë imunitetet dhe ndaj i jam drejtuar gjykatës”, u shpreh Berisha gjatë konferencës për medie.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img