Mjeku i njohur Tritan Kalo ka postuar një foto nga koridori i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1, ku ka folur edhe për pandeminë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se pandemisë nde nuk i ka ardhur fundi, por që më e keqja ka kaluar.
Kalo thekson se ndërgjegjësimi i qytetarëve, përkujdesja e stafit mjekësor si edhe vaksinimi në vijimësi i grupeve të rriskuara po jep rezultate pozitive.
Mjeku edhe një herë bën thirrje që të tregojnë kujdes të gjithë qytetarët.
“Kohë kovidiane....30.05.2021....Një foto sot herët në mëngjes nga koridori i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUNT....Vetndërgjegësimi i popullatës, Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e staffit mjeksor si dhe Vaksinimi në vijëmësi jo vetëm i grupeve të riskuara, pak nga pak PO sjellin frutet e duhura në uljen e furisë së kësaj “flame mbarëbotërore”, Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19....A e kemi fituar plotësisht këtë betejë me armikun e padukshëm, ENDE JO.....Më e rëndësishmja është se e kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme, të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarës të Sars-Cov2/Covid-19....”Ditë më të mira pas kësaj do të vinë.”
(N.F).....Kur dhe sa të mundni për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni rrezikun e infektimit....Çdo jetë Shqiptari është e shumëvlertë për të, për familjen, për shoqërinë dhe për tërë Shqiptarinë....Sars-Cov2 është një virus që pak nga pak do të “rreshtohet” në të ardhmen me sivëllezërit e tij më pak të rrezikshëm, dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerzore pas kësaj Pandemije në format sporadike të shfaqjes së tij, e cila është tashmë më mirë e informuar dhe e përgatitur për t’u përballur me të, si dhe fatmirësisht më e imunizuar aktivisht nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj këtij virusi....Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh NUKU duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetra e dhjetra viruse, bakterie, mykra e parazitë të tjerë.... Mirbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi....Together forever!!!” shkruan Kalo në postimin e tij.