Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
100 %
2.1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
17 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

A e kanë shkelur heshtjen zgjedhore drejtuesit politikë? Përgjigjet Celibashi: Ka interpretime të ndryshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është pyetur nga gazetarët për shkeljen e heshtjes zgjedhore nga politikanët shqiptarë dhe veçanërisht nga drejtuesit e partive.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta pas votimit përshëndeti duke ngritur dy gishtat lart. Fillimisht kjo u mor si një shenjë politike për fitoren e Partisë Demokratike. Më pas Meta deklaroi se kishte të bënte me demokracinë dhe lirinë si simbol dhe nuk kishte lidhje me partitë politike.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u paraqit në qendrën e votimin në lagjen e tij me kapele me numrin 12, si dhe me një makë që e ka përdorur gjatë nisjes së procesit të vaksinimit.

Celibashi tha se për të nuk është një shkelje e heshtjes zgjedhore, pasi varet se si interpretohet.

“Mesazhet që përcjellin qoftë kandidatët edhe drejtuesit politikë. Pastaj është e interpretueshme.

Për mua nuk është shkelje e heshtjes zgjedhore pastaj stilet e përshëndetjes së njerëzve mund të kenë interpretime të ndryshme. Së pari ka rëndësi se çfarë thonë ata”,- tha Celibashi.

Më shumë




spot_img








spot_img