Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A e dobësoi largimi i Grida Dumës opozitën? Përgjigjet Meta

Shkruar nga Newsbomb
A e dobësoi largimi i Grida Dumës opozitën? Përgjigjet Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, është pyetur në lidhje me vendimin për dorëzimin e mandatit të deputetes nga Grida Duma.

Meta nuk ka dashur të komentojë këtë vendim të Dumës duke thënë se është një vendim individual dhe duhet respektuar. Ai thekso ise parlamenti i 25 prillit është i deformuar, prandaj dhe vëmendje nuk duhet të qëndrojë aty por te protesta e 12 nëntorit që opozita ka paralajmëruar.

"Çdo akt individual është i respektuar edhe nuk më takon mua të jap komente për dorëheqjet e tyre të cilat në çdo rast duhet të respektohen. Ajo që dua të them me bindje të plotë është se parlamenti i 25 prillit është një parlament i deformuar, është shumë larg e të qënurit një parlament funksional, një parlament që është shembull i respektimit të kushtetutës, ligjit, mbrojtes juridike.

Tani vëmendja është te 12 nëntori të dita e protestës Kombëtare dhe nuk nuk është te parlamenti se nëse parlamenti do të funksiononte ashtu si duhet të përmbushte detyrimet e tij, ndoshta protesta nuk do të ishte kaq e nevojme. Qëndrimi ynë si PL është pjesëmarrje sa më aktive në parlament dhe në çdo institucion ndërkohë ne dimë që fuqia e opozitës nuk duket në parlament edhe pse aty duhet bërë çdo përpjekeje që çdo votë është hedhur duhet të justifikohet me integritetin e duhur", tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese