Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

“A e di se na ke borxh…”, fjalët e autorit para se të qëllonte me breshëri kallashnikovi Prek Tonajn në Shkodër (Saga e vrasjeve mes 3 fisesh)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku mbeti i vrarë Prek Tonaj 47 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15 në fshatin Grudë e Re në Shkodër, në ambientet e një lokali ku 47-vjeçari u ekzekutua nga një person i maskuar me breshëri kallashnikovi.

Burime për media bëjnë me dije se autori ka hyrë së bashku me një person tjetër dhe i është drejtuar duke i thënë viktimës “a e di se na ke borxh” dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend.

Ndër të tjera thuhet se autori viktimës i tha një emër mbi të cilin dyshohet se është kryer vrasja.

Deri më tani policia në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar 10 persona që kanë qenë dëshmitarë.

Saga e vrasjeve mes tre fiseve

Mësohet se Pal Ksolla ka vrarë në kohën e komunizmit vëllain e viktimës së djeshme, Nikollë Tonaj. Në vitin 1996 Pal Ksolla është vrarë nga fisi Tonaj për hakmarrje.

Por saga e vrasjeve s’ka mbaruar me kaq në 2011 do të vritej Zek Tonaj, pas një sherri me fisin Hasanaj për çështje votash. Sherri ka nisur me fjalë dhe ka përfunduar me vrasjen e Tonajt në një urë në Dukagjin.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme do të vritej edhe Prek Tonaj dhe të dyshuarit kryesorë për këtë vrasje është fisi Ksolla.

Më shumë


spot_img









spot_img