Hapësire reklamuese

Politikë

A duhet votuar propozimi i Bashës për Kuvendin? Përgjigjet Ristani: Më 11 Dhjetor pakica i nënshtrohet shumicës

Shkruar nga Newsbomb
A duhet votuar propozimi i Bashës për Kuvendin? Përgjigjet

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani foli mbrëmjen e sotme për “përplasjen” Berisha-Basha, konkretisht për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Ai tha se në datën 11 Dhjetor do të mblidhet Kuvendi i cili ka një rend të caktuar, pakica është e ftuar të marrë pjesë. Sipas tij Basha është ai që po përçan PD-në, duke shtuar se anëtarët e Kryesisë së PD-së janë të zgjedhurit e kryedemokratit Basha.  

Pyetje: A duhet votuar propozimi i Bashës për Kuvvendin?

Ristani: Është dashur ta theksoj se PD sipas statutit vendimarrjen e ka kolegjiale. Thirrja e kuvendit nga ¼ e anëtarësisë është zyrtare. Ajo që propozon Basha është pranimi i faktit se në PD ka një krizë që zgjidhet nëpërmjet Kuvendit. Halli i anëtarësisë është halli që ata kanë me kryetarin pasi ai shkel statutin dhe është armiku i demokracisë. Ka një iniciatëivë të PD halli për zgjidhur me kryetarin e saj. Basha është shfaqur si tradhëtar.

Janë dorëzuar 4200 firma. Kuvendi është caktuar në datën 11 dhe janë paraqitur fimat e anëtrësisë së Kuvendit, me identitet të plotë. Pakica i nënshtrohet shumicës. Ai që po përcan PD është kreu i PD-së, ai në bashkëpunim me Ramën con nga humbja në humbje. Kryesia e mbledhur sot jo legjitime sepse është e përbërë nga 60% e zgjedhur nga Basha. Në datën 11 pakica është e ftuar të marrë pjesë, ka një rend të caktuar. Kryesia e PD, janë të gjithë të zgjedhurit e Bashës dhe pritej veprimi. Demokratë do të marrin vetë fatin e tyre në dorë më 11 Dhjetor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll