Hapësire reklamuese

Politikë

"A duhet të tregohemi dhe ne hundëlesh si italiani?" Komisioni Hetimor për Becchetti-in, Alibeaj: T’i paguajë lekët Rama kokërr më kokërr, jo shqiptarët!

Shkruar nga Newsbomb
"A duhet të tregohemi dhe ne hundëlesh si italiani?"

Gjatë seancës së sotme plenare Partia Socialiste refuzoi ngritjen e Komisionit Hetimor të kërkuar më herët nga PD për çështjen “Becchetti”.

Ky refuzim nga PS solli akuza të tjera nga opozita për kryeministrin Edi Rama. Deputeti Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij tha se me ngritjen e këtij Komisioni do të hidhej dritë mbi aferat korruptive të kryeministrit të cilat do të rëndojnë në xhepat e popullit shqiptar.

Alibeaj tha se e vetmja gjë që PD kërkon është që shumën e Becchettit ta paguajë Rama dhe jo shqiptarët.

“Ju ka shitur patronazhistë te dy të tjerët ka hallin e vet. 400 milion euro i ka mbi kuriz vete dhe Ahmetaj ndërsa Becchettin e ka vete mbi kurriz.

Ishte i vetmi person hundëlesh, qejfli gjyqesh që shfrytëzoi të gjitha të drejtat që i jep drejtësia amerikane. Mbi të u sulën tatimorë, polica me bekimin e Edi Ramës. Dhe sot fatura është 120 milion euro. 50 euro për çdo kokë shqiptari që jeton ktu. 50 euro do të paguajnë nga xhepi i gjithsecilit për tekat e këtij. Nuk mjafton rritja e çmimeve, por duhet edhe 50 euro që duhet të paguajë secili nga shqiptarët për të.

A duhet të tregohemi dhe ne hundëlesh si italiani? Këto euro pse mos ti paguajë ky, për tekat e tij, epshet e tij sepse në 2015 duke zënë për fyti biznesin dhe median që guxoi të qortonte qeverinë ja uli kokën të gjitha mediave dhe shikoni si është rezultati sot.

Komisioni Hetimor është rruga e vetme që të bëjmë dritë. Të mos paguajë asnjë shqiptar as i majtë as i djathtë ti paguajë vetëm një njeri, ka para, të paguajë kokërr më kokërr dëmin që i ka shkaktuar, kaq kërkojmë ne”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu