Hapësire reklamuese

Politikë

A duhet të mbajë përgjegjësi Veliaj për inceneratorin, Rama i shmanget pyetjes

Shkruar nga Newsbomb
A duhet të mbajë përgjegjësi Veliaj për inceneratorin,

Kryeministri Edi Rama ka zhvillluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku nuk kanë munguar pyetjet e shumta lidhur me aferën e inceneratorët e Tiranës.

Rama është pyetur nga gazetarët nëse duhet të mbajë përgjegjësi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin pas arrestimi të zyrtarëve të Bashkisë.

Gazetarja: A duhet të mbajë përgjegjësi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas arrestimit të zyrtarëve të lartë të Tiranës apo vijoni…besoni se drejtori i institucionit nuk ka dijeni se çfarë bëjnë vartësit e tij?

Rama: Po ju ku e dini se çfarë besoj unë përshembull që më citoni mua se ça besoj unë. Keni dëgjuar ndojëherë ju nga unë të them se besoj se ky ka dijeni, ky nuk ka dijeni. Pse e ulni kaq shumë nivelin e bisedës se nuk e kuptoj dhe ku hyjë unë dhe ju te marrja në përgjegjësi e njerëzve.

I kemi shpjeguar këto, nuk është se përtoj t'i them, por kam disa angazhime të tjera. Ju falenderoj për praninë dhe mos harroni atë që ju them, kur Shqipëria bën sukses, Shqiëpria është edhe e juaja…buzëqeshni pak dhe mos jetoni me idenë e plehrave

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese