Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

A duhet të marrim vaksinën kineze? Flet mjeku Alimehmeti: Nuk ua sugjeroj qytetarëve, s’kemi të dhëna të plota për sigurinë

Shkruar nga Newsbomb
A duhet të marrim vaksinën kineze? Flet mjeku Alimehmeti: Nuk ua

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për situatën pandemike dhe procesin e vaksinimit në vendin tonë.

Ai u shpreh se kemi një ulje të numrit të viktimave dhe rasteve ditore me Covid-19, por sërish duhet të jemi të kujdesshëm.

Teksa ka folur për vaksinën kineze, Alimehmeti tha se nuk ka të dhëna nga autoritetet shëndetësore për sigurinë e kësaj vaksine, ndaj ai nuk ua sugjeron qytetarëve që ta marrin atë. 

“Vaksinimi është lajm i mirë, por duhet parë ccfarë vaksinash kemi. Kemi certifikuar Astra Zeneca, Pfizer, por nuk kemi një gjë të tillë për atë kineze. Nuk kemi të dhëna të plota për vaksinën kineze. Fakti që ka nisur vaksinimi me këtë vaksinë nuk e zhbën faktin që nuk kemi të dhëna të plota për të. Të dhënat e fazës së tretë janë raportuar vetëm në burime mediatike dhe vetëm për efektivitetin. Nuk është raportuar të dhënat e sigurisë. Dmth nuk e dimë dhe kur nuk e dimë duhet të marrim pak kohë. Unë nuk do t’ia sugjeroja qytetarëve. Sepse nuk kemi të dhëna. Kur nek kemi të dhëna, nuk bazojmë dot të dhënat në këtë lloj mënyre. Shpresoj sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj që të dhënat t’i kemi më të plota. Ndoshta është një informacion ekskluziv.”, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti për Faxnews.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll