Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

A duhet të japë dorëheqjen Basha? Gjekmarkaj: Duhet të kishte një ekip më bindës, u tregua zemërgjerë me aleatët në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Agron Gjekmarkaj, analist dhe tashmë deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, thotë se Lulzim Basha duhet të kishte krijuar një ekip më bindës në listën e Tiranës, pasi sipas tij u tregua shumë “zemërgjerë” me aleatët.

“Zoti Basha ka bërë një fushatë spektakolare, me një program ndër më të mirët e këtyre 30 viteve. Korrekt, i konsultuar me ndërkombëtarët. Pati një diskurs etik dhe bindës me qytetarët. Mbase duhet të kishte një ekip më bindës, në Tiranë… Me aleatët duhet të kishte një formulë tjetër. U tregua zemërgjerë me aleatët, se Tirana është më ndryshe”, tha ai në Neës 24.

Sipas tij, në këto zgjedhje “Problemi ishte te mënyra sesi u soll shteti”, ndërsa theksoi se PD do të publikojë së shpejti një “dosje shokuese” për trukimin e votave.

“PD krijoi një strukturë simbolike. Ajo e ka bërë punën e saj. (i referohet strukturës së votës së PD). Nese ka sadopak drejtësi, nëse funksionon SPAK, një ditë do të dalin dhe do shikoni çfarë ka ndodhur. Nëse nuk e bëjnë institucionet e drejtësisë, PD do të bindë opionin ndërkombëtar që këto zgjedhje ishin të trukuara. PD shumë shpejt do të dalë me një dosje shokuese për trukimin e votave”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img