Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me përgjigjet e qytetarëve, në lidhje me pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.
Pyetja e radhës lidhet me autorët të cilët përsërisin krimet dhe nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimet e rënda kundër personit.
Qytetarët kanë dhënë opinionet e tyre, ku disa prej tyre thonë se janë dakord me ashpërimin e ligjit për ata që përsëritin krimet.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
KËSHILLIMI KOMBËTAR – VAZHDON MBLEDHJA E OPINIONEVE
Ja disa përgjigje me video të qytetarëve për pyetjen nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve.
435,214 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar duke dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar