Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

A duhet të agjërojnë gjatë Muajit të Ramazanit të prekurit nga Covid? Flet Imami: Nëse këta persona kanë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish krye-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefet Krasniqi,  ka treguar nëse personat të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19 duhet të agjërojnë gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit apo jo.

Krasniqi ka thënë se të gjitha ata persona të cilët kanë mbetur me pasoja shëndetësore dhe që janë në terapi nga mjeku nuk preferohet të agjërojnë.

“Shumë persona që e kanë kaluar virusin as që e kanë ditur se ishin të prekur, ka raste që e kanë kuptuar se e kanë kaluar koronavirusin vetëm kur i kanë bërë analizat, që u kanë treguar se e kanë pasë virusin. Pse të mos agjërojnë ata?. Tek çështja e sëmundjes ka definicion, nëse një sëmundje shtohet ose rritet gjatë agjërimit ose i vonohet shërimi, pra nëse ka të bëjë agjërimi drejtpërsëdrejti me atë sëmundje, siç janë disa kategori të diabetit që janë shumë të rënda, në këto raste mjeku e preferon që këta persona të mos agjërojnë. A duhet të agjërohet apo nuk duhet të agjërohet vërtetohet më së miri në dy mënyra, nëpërmjet mjekut specialist dhe nëpërmjet praktikës që njeriu e di vet sa mundet ta përballojë apo sa mund të durojë”, ka thënë ai për Klan Kosova.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img