Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

A duhet besuar BE për liberalizimin e vizave për Kosovën? Lajçak tregohet i prerë: Nëse jo, atëherë shkoni diku tjetër dhe pyesni…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

I dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë një përgjigje paksa të ashpër, kur është pyetur në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajçak është shprehur se nëse liderët e Ballkanit Perëndimor nuk i besojnë BE-së, atëhere le të shkojnë diku tjetër.

Lajmi është bërë me dije nga zyrtari i kërkimit në “BalkanForum”, Samir Behariç i cili pretendon se e ka pyetur Lajçakun për premtimet e Bashkimit Europian siç janë liberalizimi i vizave të Kosovës apo çelja e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

”Është bërë e modës të kritikosh BE në lidhje me liberizimin e vizave, por udhëheqësit e Kosovës duhet të shkojnë në ato vende që po bllokojnë lirinë e udhëtimit dhe të pyesin se si të veprojnë“, ka thënë Lajçak.

Më shumë

spot_img
spot_img