Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

A duhej të ktheheshin në Shqipëri dy fëmijët e terroristit famëkeq nga Kosova Lavdrim Muhaxherri? Shpërthen debati në rrjet

Shkruar nga Newsbomb

Nga 61 fëmijë shqiptarë të identifikuar që ndodhen në kampin “Al-Hol” në Siri, 4 u kthyen ditën e djeshme, falë një operacioni të ndërlikuar ku u përfshinë disa agjenci shqiptare e të huaja.

Një operacion i ndërlikuar, por jo vetëm, i kushtueshëm dhe i rrezikshëm për të gjithë ata që morën pjesë, nga antiterrori shqiptar deri te organizatat e përfshira. Kjo ka bërë që në rrjet të hapet debati nëse duhet të ktheheshin në Shqipëri dy nga katër fëmijët.

Bëhet fjalë për fëmijët e terroristit famëkeq të ISIS, kosovarit Lavdrim Muhaxherri. Floresha Rasha, mbërriti dje me tre fëmijët e saj, e shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Llesha.

Vetë nëna e fëmijëve pritet të përballet me akuza për terrorizëm, ndërsa bashkë me djalin e saj Amar Rasha, të cilin e ka me burrin e parë, Diamantin që humbi jetën në Siri, erdhën edhe dy fëmijët e tjerë Emeli (Abdullahu) dhe Hatixhe Muhaxheri, të cilët Floresha i ka me Lavrdim Muhaxherrin, terroristi që shfaqej në videot propagandistike të ISIS duke prerë kokat e pengjeve.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejë debati nëse duhet të ktheheshin dy fëmijët e Muhaxherrit.

Vetë kryeministri Edi Rama deklaroi dje se në Shqipëri do të vijnë vetëm ata që janë shtetas shqiptarë. Por në rastin e dy fëmijëve të Muhaxherit, përveç faktit se ky i fundit ishte nga Kosova, ata kanë lindur në Siri dhe nuk janë regjistruar si shqiptarë.

Janë disa shtetet europiane, të cilat personave që i janë bashkuar ISIS dhe tashmë ndodhen në kampet e Sirisë, ua kanë hequr shtetësinë.

Por zërat kundër thonë se mbi këto detaje, duhet të prevalojë e drejta për të jetuar. Ata argumentojnë se fëmijët janë të pafajshëm për krimet e prindërve, pavarësisht se ato krime janë çnjerëzore.

dfdgfrgg.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll