Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

A do të votonit PRO bashkimit Kosovë-Shqipëri? Vjosa Osmani përgjigjet në një media ndërkombëtare

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

891f128e05e917d6e9bf5308fa3a6a9e

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për televizionin mediatik botëror “BBC”, ku është pyetur nëse do të votonte pro bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

Osmani nuk ka pranuar të prononcohet konkretisht, duke u shprehur se në Kushtetutën e vendit të saj nuk ka referendume të tilla.

“Kjo s’është pyetje që do t’i përgjigjem sepse me Kushtetutën tonë s’mund të ketë referendume të tilla. Kushtetuta është e qartë dhe kjo është Kushtetutë në të cilën unë besoj. Nëse ajo ndryshohet edhe pse mundësitë për ndryshim janë tejet të vogla, nëse ajo ndryshohet, dhe ajo mund të ndodhë në disa dekada, në atë kontekst politik do të isha në gjendje të përgjigjesha. Në situatën aktuale, sigurisht dhe fundamentalisht besoj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përgjigja ime është Kosova është këtu për të qëndruar dhe përgjithmonë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Me këtë përgjigje Osmani la të kuptohej se përkrah më shumë Kosovën e pavarur dhe se atë të bashkimit me Shqipërinë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img