Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A do të votojnë personat e infektuar? Përgjigjet kreu i KQZ: Ata e prekin fletën, kështu që...

Shkruar nga Newsbomb
A do të votojnë personat e infektuar? Përgjigjet kreu i KQZ: Ata
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur për procesin e votimit më 25 prill.

I pyetur nëse do të votojnë personat e infektuar me Covid-19, Celibashi tha se të gjithë personat e infektuar që janë karantinuar në shtëpi apo trajtohen në spital nuk do të votojnë.

“E ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. Nëse do të votosh do të duhet të paraqitesh në qendrën e votimit, nuk e kemi sistemin për dërgimin e kutive në shtëpi”, tha ai.

Ndërsa për të burgosurit kreu i KQZ-së u shpreh se: Si për rastin e burgjeve dhe spitaleve, Kodi përcakton ngritjen e qendrave të posaçme, por në rastin e situatës së COVID problemi nuk është kaq i thjeshtë, pasi kemi të bëjmë me një virus infektues dhe në cdo rrethanë, unë nuk jam ekspert…”, tha Celibashi.

Pyetje: Por a do të ketë një filtër te qendra e votimit?

Celibashi: Kjo nuk mund t’i lihet qendrës së votimit, ata janë të detyruar të pranojnë, çdokush që ka abuzuar kjo është një gjë që lë gjurmë, pasi je i identifikuar si i infektuar dhe për 15 ditë duhet të qëndrosh në banesë, je lehtësisht i verifikueshëm që ke thyer karantinën.Komisioni nuk është në pozitën për të bërë verifikimin, kushdo që paraqitet nuk mund të pengohet të votojë”, u shpreh kreu I KQZ për ABC News.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll