Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

A do të vazhdojë koalicioni me Tom Doshin pas thirrjes së Kim? Rama: Keni spekuluar, sa herë të më pyesni…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

426eb23cd745defc706cd5fae0360728

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën që bëri ambasadorja, Yuri Kim lidhur me moskandidimin në zgjedhjet e 25 prillit të personave me të shkuar kriminale, duke publikuar edhe njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se deputeti Tom Doshi është shpallur “non grata” në SHBA.

Lidhur me këtë pyetja Rama ka preferuar të mos përgjigjet duke thënë se me deklaratat e tij në lidhje me ambasadoren është abuzuar dhe se nuk do të flasë më.

“Sa herë të më pyesni për ambasadoren, nuk do jap asnjë përgjigje, sepse keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrën më skandaloze, duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Faktikisht përgjigjja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë, nuk ka nevojë të më vinin përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam përpara ligjit. Këtë e di vetë, nuk ka nevojë të më përdorni ambasadoren si karrem. Nuk jap më asnjë përgjigje, sa herë të më pyesni për ambasadoren amerikane, sepse krijoni telenovela të kota në publik dhe e dezinformoni”, tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img