Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

A do të tërhiqen forcat speciale nga veriu? Përgjigjet ministri Sveçla: Prania e policisë s’është provokim dhe as kërcënim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha sot se Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare me Serbinë për siguri të qytetarëve dhe kjo sipas tij nuk është as provokim dhe as kërcënim.

Në një konferencë për mediet pas takimit me homologun e tij austriak Karl Nehammer, Sveçla tha se Austria ashtu si aleatët tjerë të botës demokratike janë pozicionuar drejt sundimit të ligjit, paqes, sigurisë dhe interesit të përbashkët.

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit, angazhimet tona nuk përbëjnë kurrfarë dallimi dhe do të sigurohemi që rendi dhe ligji të sundojnë në krejt vendin.Policia e Kosovës qëndron në pikat kufitare për siguri të qytetarëve dhe respektim të plotë të vendimeve legjitime të qeverisë demokratike të Kosovës.Kjo nuk është as provokim, e as kërcënim për asnjë qytetar të Republikës sonë, përkundrazi ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie, prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje”, tha ministri Sveçla.

Ministri theksoi se Njësitë Speciale të policisë në veri janë për të përmbushur punën e institucioneve të tjera, duke shtuar se ato do të tëhiqen nga zona në momentin që nuk do të jetë më nevoja për mbështetje aty.   

Njësitë Speciale të policisë në veri janë për të mbështetur punën e institucioneve tjera. Në momentin që do të përfundojë nevoja për këtë mbështetje nuk kemi asnjë arsye që Njësia Speciale të qëndrojë aty. Kjo do të duhej qëtë përfundonte sa më parë”, ka deklaruar ministri Sveçla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img