
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një komunikim me gazetarët, teksa ka komentuar edhe çështjen e zgjedhjeve në Himarë. Rama tha se pasi Presidenca të shpallë datën e zgjedhjeve, gjithçka do të bëhet sipas sipas ligjit dhe sipas standardeve demokratike që ka vendi ynë.
"E dini shumë mirë këtë çështje dhe arsyen se pse nuk kemi pasur zgjedhje. Ka qene një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqiperisë. Zgjedhjet nuk i shpall Kryeministria, por Presidenca.
Por do të bëhen sipas ligjit dhe sipas standardeve demokratike që ka vendi ynë. Ndoshta do të kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë në të qetë për gjitha çështjet brenda nga cilido qoftë jashtë Shqipëria. Zotëria është qytetar i Shqipërisë dhe ligji është i barabartë për të gjithë. Tingëllon cingërisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë një çështje që i takon drejtësisë," tha Rama.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pak ditë më parë masën 2 vite burg për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it.