Hapësire reklamuese

Bota

A do të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë në vitin 2024? Përgjigjet Zelensky

Shkruar nga Newsbomb
A do të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë në vitin 2024?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po mban fjalimin e fundvitit, teksa lufta Rusi-Ukrainë po bën gati dy vite që ka nisur.

Fjalimi i Zelenskyt vjen në një kohë kur republikanët në Kongresin Amerikan mohojnë kategorikisht dërgesën e fondeve për ndihma në Ukrainë.

Për pasojë një gjenerali i lartë ukrainas ka paralajmëruar se operacionet ushtrake po zvogëlohen për shkak të uljes së ndihmave nga Perëndimi. Fjalën e tij sot në konferencën për shtyp, Volodymyr Zelensky e nisi lidhur me rrugëtimin e Ukrainës drejt BE-së.

Ai tha se shpreson që yjet në flamurin e Bashkimit Evropian të bëhen 28 nga 27 që janë aktualisht. Zelensky tha se hapja e negociatave për anëtarësimin në BE është një fitore historike për Ukrainën, shkruan BBC.

Teksa falenderoi ushtarët ukrainas që kanë luftuar për vendin e tyre ndaj armikut (forcat ruse), presidenti ukrainas përshëndeti fitoren e madhe në Detin e Zi të  Ukrainës ndaj Rusisë, duke thënë se në atë zonë Ukraina është dominante. Zelensky tha se marina ruse nuk është më në gjendje të pengojë Ukrainën nga tregtia në Detin e Zi.

“Jam i bindur se ndihma e SHBA dhe BE-së do të vazhdojë”

Zelensky u pyet në konferencë lidhur me reduktimin e mundshëm të mbështetjes perëndimore për Ukrainën. Teksa tha se  Rusia ka dështuar në të gjitha objektivat e saj ushtarake këtë vit, Zelensky u shpreh se qëllimi kryesor i Moskës është pushtimi i plotë i Ukrainës, por nuk ka arritur as të pushtojë plotësisht Donetsk-un lindor dhe Rajonet e Luhanskut.

Zelensky pranoi se Ukraina nuk ka  "kontroll ajror" me fuqi ajrore ose të  municion të mjaftueshëm për artileri.

"Ne jemi duke punuar për këtë", tha ai.

Sakaq Zelensky u shpreh optimist se BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë për paketa të rëndësishme ndihme për Ukrainën, të cilat të dyja janë bllokuar javët e fundit.

Presidenti shtoi se ai është i sigurt se aleatët kryesorë do të vazhdojnë me mbështetjen e tyre financiare për Ukrainën.

A do të përfundojë lufta në vitin 2024?

“A mendoni se lufta do të përfundojë, apo mund të përfundojë në 2024”, u pyet Zelensky. Presidenti ukrainas tha se është mirënjohës ndaj BE-së dhe liderëve të saj për ndihmën e tyre.

"Ne kemi ndërtuar marrëdhënie të veçanta me ta" tha ai.

Poer për kohën se kur do të mbarojë lufta, Zelensky tha se "askush nuk e ka përgjigjen" se kur do të përfundojnë luftimet në Ukrainë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese