Hapësire reklamuese

Politikë

A do të ngrini padi ndaj Palmer? Përgjigjet Berisha: Do të shqyrtoj qëndrimet e tij, PD dhe ambasada amerikane duhet të kenë marrëdhënie të mira

Shkruar nga Newsbomb
A do të ngrini padi ndaj Palmer? Përgjigjet Berisha: Do të

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediet u pyet nëse do të ngrejë padi ndaj Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Mattheë Palmer, ku ai tha se do të shqyrtojë qëndrimin e tij.

“Ai është një zyrtar i lartë i departamentit amerikan që ka mbrojtur deklaratën e DASH. Do ta shqyrtoj qëndrimin e tij, or mendoj se sot jam për atë deklaratë që është bërë”, tha Berisha.

Përsa i përket marrëdhënieve të PD-së me ambasadën amerikane pas akuzave ndaj tij, ish-kryeministri tha se vendimi i DASH nuk duhet të ndikojë.

“Unë jam për marrëdhënie të mira, shumë të mirë, por vetëkuptohet që harmonizimi i platformave dhe objektive është një çështje që kërkon kohë", tha Berisha.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll