
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar se tani ka një dialog më të mirë mes deputetëve të kësaj force politke.
E pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e së martës e thirrur nga opozita, deputetja pohoi se do të jetë prezente në protestë.
Ajo u shpreh në një intervistë në “ABC News” se kushdo duhet të dalë në protestë, pavarësisht se kush e organizon, pasi është e vetmja mënyrë sipas saj, për të përballuar dëmin që ka shkaktuar kjo keqqeverisje.
Pyetje: A do të merrni pjesë në protestën e së martës?
Duma: Mendoj se ka ardhur një moment se nuk e di nëse mund ta quajmë tragjike, apo qesharake, por viti i 9 i qeverisjes së Ramës, kush do që i thërret, ne duhet të protestojmë. Mesa të mundem do të jem prezent.
Kjo nuk do të thotë se po them diçka në mbrojtje të diukujt. Sot ne duhet të jemi pjesë e protestave sepse nuk ka mënyrë tjetër për të përballuar dëmin e kësaj keqqeverisje.Unë nuk them që pushtetin ta marrim me dhunë. Por rezistenca popullore krijon thyerjen, valën.