Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

A do të mbyllet në Shqipëri? Edi Rama i shkon TikTok-ut në zyrë në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të premte në zyrat e Tik Tok në Gjermani, ku është takuar me zv.Drejtorin e Përgjithshëm të Kompanisë Theo Bertram.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama thotë se diskutoi me zv.Drejtorin e Tik Tok lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri.

Rasti i fundit është vetëvrasja e Sibela Abedinit, nëna 27-vjeçare e një vajze 2 vjeçe, e cila u hodh nga kati i katërt i pallatit pas publikimit në Tik Tok të një foto intime nga shtrati me Altin Çokun (tashmë i ndodhur në burg).

Sibela Abedini, vajza e vetevrare Sibela Abedini, vajza e vetevrare

Kryeministri thotë se diskutoi sot në zyrat e Tik Tok nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës dhe shantazheve të gjuhës së urrejtjes online. Rama u shpreh ndër të tjera se u njoh me masat që po merren nga kompania e Tik Tok për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

“Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama në Facebook.

Platforma e rrjetit social Tik Tok ka dalë jashtë kontrollit kohët e fundit në vendin tonë. Disa gra dhe vajza kanë shkuar deri në aktin ekstrem të vetëvrasjes për shkak të presionit dhe shantazheve që u janë bërë në Tik Tok.

Ne foto: Bedrie Loka Ne foto: Bedrie Loka

Në fillim të vitit 2024 Bedrie Loka nga Durrësi i dha fund jetës me fostoksinë si pasojë e bullizimit në Tik Tok dhe të dhunës dhe presionit nga bashkëshorti.

Këto dhe shumë raste të tjera me personazhe që abuzojnë në rrjetin e Tik Tok-ut për të fituar disa qindarka kanë bërë qytetarët të vënë në dyshim këtë platformë, e cila ka nevojë për një rregullim themelor me ligj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese